Lajme

Trump: Nëse Irani pranon, lufta do të përfundojë

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur optimist që lufta me Iranin “do të përfundojë” dhe Ngushtica e Hormuzit “është e hapur” nëse Irani pranon marrëveshjen e SHBA-së për armëpushim.

Duke shkruar në platformën Truth Social, ai kërcënoi se SHBA-ja do të rikthejë kampanjën e bombardimit “në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë” sesa më parë nëse Irani nuk i pranon kushtet.

“Duke supozuar se Irani pranon të japë atë për të cilën është rënë dakord, gjë që është, ndoshta, një supozim i madh, Tërbimi Epik tashmë legjendar do të marrë fund, dhe Bllokada shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të jetë e HAPUR PËR TË GJITHË, përfshirë Iranin. Nëse ata nuk bien dakord, fillojnë bombardimet, dhe për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, tha Trump./teve1.info/

Të Ngjashme