Lajme

Trump pezullon “Projektin Liria” për të hapur rrugën e finalizimit të marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të pauzojë “Projektin Liria”, i cili është përpjekje e SHBA-së që të udhëzojë anijet e bllokuara jashtë Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që të finalizojë një marrëveshje me Iranin.

Pavarësisht kësaj, ai tha se bllokada në portet iraniane mbetet në fuqi.

Ndryshimin e përnjëhershëm të planit, i cili u lançua vetëm të hënën, Trump e njoftoi në rrjetet sociale, duke thënë se po e pauzonte përpjekjen për një “periudhë të shkurtë” për t’i dhënë hapësirë përpjekjeve amerikane për të finalizuar një marrëveshje me Iranin për të përfunduar luftën.

Trump tha se këtë vendim e morri “në bazë të kërkesës së Pakistanit dhe vendeve të tjera, suksesit të jashtëzakonshëm ushtarak që e patëm gjatë operacionit kundër vendit të Iranit dhe, përveç kësaj, fakti që është bërë progres i madh drejt një marrëveshje tërësore dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”.

Njoftimi i Presidentit vjen masi udhëheqësit  ushtarakë dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, insistoi se armëpushimi në Lindjen e Mesme po vazhdon, dhe se megjithëse konflikti nuk ka përfunduar, operacioni i madh fillestar kundër Iranit ka përfunduar./teve1.info/

 

Të Ngjashme