Lajme

Trump thotë se bërja e Kanadasë “anëtare të asociuar” të BE-së mund të jetë “akt armiqësor”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa të reja për shkak të propozimit të tij për ta bërë Kanadanë “anëtarin e parë të asociuar” të bllokut, duke sugjeruar se ky veprim mund të konsiderohet armiqësor ndaj SHBA-së.

Duke folur me gazetarët në Charlotte të Karolinës së Veriut të mërkurën, Trump tha se përgjigjja e tij do të varet nga ajo që udhëheqësit evropianë po përpiqeshin të arrinin, shkruan Al Jazeera.

“Nëse është një qëllim i mirë, është në rregull. Nëse është një qëllim i keq, do të vendosim tarifa shumë të rënda”, tha Trump. Ai gjithashtu sugjeroi që SHBA-të mund të ndalojnë tregtinë me Evropën “për shumë gjëra”.

Trump e hodhi poshtë mundësinë e anëtarësimit të Kanadasë në BE si “qesharake” dhe e quajti fqinjin verior të SHBA-së një “partner tregtar të tmerrshëm”.

Komentet e tij erdhën vetëm disa orë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi hapjen e derës për Kanadanë që të bëhet “anëtari i parë i asociuar” i BE-së, ndërsa Ottawa kërkon të ndërtojë lidhje më të ngushta me Evropën mes një marrëdhënieje të përkeqësuar me Uashingtonin.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të dukej saktësisht “anëtarësimi i asociuar”.

Të Ngjashme