Lajme

Trump thotë se i ka dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

“Dhe ne i dërguam një kopje Izraelit, meqë ra fjala. Ata kanë qenë një partner i mirë”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Samitin e G7-ës, shkruan CNN.

CNN raportoi të martën se Izraeli i kishte kërkuar SHBA-së të shihte tekstin e marrëveshjes me Iranin dhe ishte refuzuar, sipas një burimi izraelit.

Trump kritikoi gjithashtu veprimet ushtarake të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban, duke thënë se “ata mund të bënin më mirë”.

“Mendoj se ata mund të bëjnë më mirë në lidhje me Hezbollahun. Nuk po them që nuk duhet të mbrojnë veten. Po them që kur dy dronë qëllohen në shkretëtirë dhe bien pa u dëmtuar, nuk është e nevojshme të shemben ndërtesa në Bejrut. Ata mund të sillen më mirë dhe sinqerisht mund të bëjnë një punë më të mirë”, tha Trump.

Ai vazhdoi: “I dua si partnerë, ishin të shkëlqyer, por mund të bënin një punë shumë më të mirë me Hezbollahun. Për këtë, nuk mendoj se po shkojnë mirë dhe ndihem shumë keq për Libanin.”

Më herët në konferencën për shtyp, Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “nganjëherë ngazëllehet pak”, edhe pse e quajti atë një “njeri të mirë” dhe vlerësoi partneritetin e tyre.

Të Ngjashme