Lajme

Trump thotë se Irani “tani ka një lidership racional”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mendon që Irani “tani ka një lidership racional”, pasi sulmet amerikane dhe izraelite vranë shumë zyrtarë iranianë në fillim të luftës.

Ai tha se udhëheqësit iranianë që ishin “krejtësisht irracionalë” “tani janë zhdukur”.Trump thotë se marrëveshja me Iranin specifikon se Teherani nuk do të posedojë armë bërthamore.

“E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua është se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe e thotë këtë me zë të lartë dhe qartë”, u tha ai gazetarëve në samitin e G7 në Francë, citon Al Jazeera.

“Kjo marrëveshje është një mur për një armë bërthamore”, tha Trump, ndërsa e përshkroi marrëveshjen e mëparshme bërthamore me Iranin, të arritur nën administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, si “një rrugë drejt një arme bërthamore”.

Zyrtarët iranianë gjatë viteve kanë thënë vazhdimisht se Irani nuk ka plane për të zhvilluar armë bërthamore dhe aktivitetet e tij bërthamore mbeten të përqendruara në energjinë paqësore.

Të Ngjashme