Lajme

Trump thotë se Siria do të bënte një punë më të mirë në “përballimin e Hezbollahut” sesa Izraeli

Në komentet e fundit gjatë samitit të G7 që po mbahet në Francë, presidenti i SHBA-së Donald Trump foli për konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut , duke pranuar se sulmet izraelite kanë shkaktuar shumë viktima civile.

Trump u tha gazetarëve se “Izraeli po lufton kundër Hezbollahut për një kohë shumë të gjatë dhe shumë njerëz po vriten. Dhe nuk ke pse të shembësh një pallat sa herë kërkon dikë, sepse ka shumë njerëz në ato pallate dhe nuk janë të gjithë Hezbollahut, këtë mund t’jua them.”

Trump tha se i ka sugjeruar Izraelit që ta linte Sirinë të kujdesej për Hezbollahun, sepse për të qenë të sinqertë me ju, mendoj se ata do të bëjnë një punë më të mirë për të bërë këtë.

Trump tha poashtu se nuk i “pëlqeu” që Izraeli sulmoi kryeqytetin libanez të Bejrutit – jo “anën jugore” – pak para se të nënshkruhej marrëveshja me Iranin .

Trump tha se Siria do të bëntë një punë shumë më të mirë se Izraeli më Hezbollahun.

“Nëse Izraeli nuk mund ta bëjë punën, pa i vrarë të gjithë të tjerët, ai do ta bëjë punën, Siria do ta bëjë punën”, tha Trump, duke iu referuar presidentit sirian, Ahmed al Shara, me të cilin ka marrëdhënie të mira.

Trump tha se Sharaa “është shumë i mirë me Hezbollahun” dhe “nuk i pëlqen ata”. “Ai ka qenë shumë i mirë me mua. Ai ka mbrojtur gjithçka që kam kërkuar”, tha ai, duke iu referuar Sharas./teve1.info/

Të Ngjashme