Lajme

U ekzekutuan 100 eurot për studentët, njofton Hekuran Murati

Ka nisur sot ekzekutimi i pagesave shtesë për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Muratit, ky proces është finalizuar pasi komisioni verifikues ka pranuar dhe shqyrtuar të gjitha të dhënat e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

Të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë kualifikuar nga ky proces verifikimi, do ta pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh direkt në llogaritë e tyre bankare.

Të Ngjashme