Një zhvillim i ri ka tronditur opinionin në Indi lidhur me vdekjen e 33-vjeçares Twişa Sharma, modele dhe aktore, e cila u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me bashkëshortin, vetëm pesë muaj pas martesës.
Byroja Qendrore e Hetimit (CBI) ka ngritur akuza ndaj bashkëshortit të saj, Samarth Singh, dhe nënës së tij, Giribala Singh, për nxitje të vetëvrasjes dhe keqtrajtim.Sipas aktakuzës prej rreth 600 faqesh, autoritetet pretendojnë se 33-vjeçarja i ishte nënshtruar një presioni të vazhdueshëm psikologjik gjatë martesës.
Hetimi ngre dyshime se bashkëshorti e kishte ofenduar dhe keqtrajtuar verbalisht në mënyrë të përsëritur, ndërsa nëna e tij dyshohet se e nxiste të birin ndaj sjelljeve abuzive.
NEWS Përplasja mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Gazetari Artan Hoxha tregon si nisi konflikti: Hera e tretë mund të jetë …Familja e Tuişa-s kishte pretenduar që në fillim se ajo po përballej me presion dhe kërkesa të lidhura me pajën, ndërsa kishte ngritur edhe dyshime për vrasje. Nga ana tjetër, bashkëshorti dhe nëna e tij i kanë mohuar akuzat.
Të dy ndodhen në paraburgim, ndërsa mbrojtja e vjehrrës pretendon se hetimet nuk kanë gjetur prova që mbështesin versionin për vrasje apo ngacmim për shkak të pajës.
Një tjetër pikë e rëndë e hetimit lidhet me një shtatzëni të Tuişa-s në prill. Familjarët pretendojnë se bashkëshorti dhe vjehrra vunë në dyshim atësinë e fëmijës dhe e detyruan të ndërpriste shtatzëninë në fillim të majit, vetëm pak ditë para vdekjes. Vjehrra i ka mohuar këto pretendime dhe ka deklaruar se ishte vetë Tuişa ajo që kishte vendosur të ndërpriste shtatzëninë.
NEWS Aksident i rëndë në vend, plagoset një grua dhe fëmijëtTuişa kishte njohur Samarth Singh përmes një aplikacioni takimesh në shkurt të vitit 2025 dhe të dy u martuan në dhjetor të të njëjtit vit.
Ajo ishte bërë e njohur në botën e modelingut pasi fitoi konkursin e bukurisë Miss Pune në vitin 2012, ndërsa më pas mori pjesë në fushata publicitare dhe luajti edhe në një film në gjuhën telugu.
NEWS “Na hodhën b*mbën mbi shtëpi, dyert u mbushën me pl*mba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën timeRasti ka marrë përmasa të mëdha në Indi edhe për shkak të faktit se nëna e bashkëshortit është ish-gjyqtare.
CBI e konsideron aktualisht vdekjen si vetëvrasje të dyshuar dhe ka kërkuar mundësinë për të vijuar hetimet.
Nëse dalin prova të reja, autoritetet mund të përfshijnë persona të tjerë në çështje ose të paraqesin një aktakuzë plotësuese.
