Aktuale

U plagos një ditë më parë në Maliq, si paraqitet gjendja e efektivit Edison Adri

Efektivi i Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Lozhan të Maliqit gjatë përpjekjes për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë, me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Ndërkohë, autori i ngjarjes Violand Braçellari, i cili i mori jetën efektivit të Policisë Enea Mekolli dhe la të plagosur Edison Adrin është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe po mbahen nën monitorimin e stafit mjekësor.

Të Ngjashme