Lajme

Ukraina njofton linjat ajrore komerciale se hapësira ajrore e Rusisë nuk është e sigurt

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se hapësira ajrore e Rusisë po bëhet e pasigurt për linjat ajrore komerciale, pasi Vladimir Putin premtoi të shtojë sulmet kundër objekteve energjetike të Ukrainës në prag të dimrit.

Zelensky tha se nuk kishte qëllim të kërcënonte drejtpërdrejt fluturimet civile, por numri në rritje i dronëve sulmues ukrainas që fluturojnë në vend do të duhej të “merrej parasysh” nga industria e aviacionit.

“Ne duam të paralajmërojmë çdo linjë ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo sigurues dhe të gjithë ata që ende përdorin aeroportet kryesore të Rusisë: Hapësira ajrore ruse po bëhet plotësisht e pasigurt ”, tha ai në një deklaratë të cituar nga Guardian.

Një përshkallëzim i shpejtë i aftësisë ushtarake ukrainase në muajt e fundit u ka lejuar forcave të vendit të godasin vende thellë brenda Rusisë.

Hapësira ajrore komerciale e Ukrainës ka qenë e mbyllur që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Të Ngjashme