48-vjeçari, Isuf Bislimi është punëtori i cili vdiq tragjikisht të mërkurën në vendin e tij të punës në Shtime.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.
