Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vdekje e dyshimtë- Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh raporton se kanë filluar hetimet për vdekjen e tij.

“Fushë Kosovë / 26.04.2024 – 10:30. Raportohet se në nje banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.