Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është duke zhvilluar një takim me Shoqatën e Ndërtimit në Kosovë.
Në këtë takim do të diskutohet situata aktuale në sektorin e ndërtimit.
Fokus të veçantë do të jenë rastet e fundit të humbjeve të jetës në vendin e punës dhe sigurinë në punë.
Pas takimit do të ketë deklaratë për media.
