Lajme

Vdekjet në vendin e punës, nis aksioni i inspektimeve në gjithë territorin e Kosovës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Nga ministria dhe inspektorati bënë me dije se plani do të zgjasë 14 ditë dhe në të gjithë Kosovën.

Cak i këtij aksioni do të jenë vendpunishtet të të gjitha natyrave. Nga inspektorati deklaruan se aksioni sot do të fillojë në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Ferizaj, për t’u zgjëruar në të gjithë vendin.

Subjektet e inspektuara nga ekipet e inspektoratit do të jenë të rëndomta.

Të Ngjashme