Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në në Podujevë në rrugën “Ilir Konushevci”.
Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, transmeton klankosova.tv.
Viktima nuk ka arritur tër përballoi plagët e marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”.
