Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Vdes Shirine Morina, aktorja e njohur kosovare

Ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë deputeti i Lëvjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar ai.