Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdesin dy femra në një aksident në Greqi, njëra prej tyre shqiptare

Dy femra kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy femrat, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar./euronews.al