Lajme

Vendim i rëndësishëm i BE-së: Mali i Zi drejt fazës finale të anëtarësimit

Komisionerja  për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka njoftuar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur  të fillojnë hartimin e Traktatit të Aderimit të Malit të Zi në BE.

Ajo ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Malin e Zi drejt anëtarësimit.

“Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat. Ai gjithashtu ofron një mundësi për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë masa të reja dhe më të forta mbrojtëse në traktatet e ardhshme të aderimit, për të parandaluar prapakthimin në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore”, ka shkruar Kos./teve1.info/

Të Ngjashme