Lajme

“Vetëm kjo mund ta shpëtojë” – Gacaferi me deklaratë të fortë për Lumir Abdixhikun

Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka pretenduar se janë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm në LDK, me qëllim shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se nënshkrimet, sipas tij, ishin siguruar prej një jave, por ishte pritur nëse Abdixhiku do të jepte dorëheqje vullnetarisht.

Gacaferi shtoi se, sipas bindjes së tij, e vetmja mënyrë që Abdixhiku ta shmangë shkarkimin është t’i shpallë nënshkrimet si të mbledhura në mënyrë joligjore ose të blera.

Postimi i plotë:

Nënshkrimet i kishin të mjaftushme qysh para një jave, por pritën qe a mos po jep dorëheqje vullnetarisht Abdigjiku, por meqense nuk dha dorëheqje, LDK 2 e LDK 3 sot i paskan dorëzuar nënshkrimet për ta rrëzuar përmes kuvendit të jashtëzakonshëm!

Për bindjen time, Lumiri ka marr fund, e vetmja gjë qe mundet ta shpëtoj, është nëse i shpall këto nënshkrime si të mbledhuara në rrugë jo legale, ose thënë ma saktë të blera!

Të Ngjashme