Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.
Berisha ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur sot, ku sipas tij ministri është parë në terren me veturë zyrtare, së bashku me kryetarin e degës së partisë dhe me sigurim personal.
Ai ka dërguar edhe pamje tek kp, që sipas tij, dëshmojnë praninë e ministrit në detyrë atë lokacion dhe ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
Media ka tentuar të kontaktoi edhe Elbert Krasniqin, por ka qenë i pa qasshëm.
Rasti është raportuar në organet e rendit, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili e ka konfirmuar rastin duke thënë se tashmë janë duke u marrë njësitet përkatëse, hetuesit me prokurorin.
“Është njoftuar hetuesi dhe prokurori, ka ardh dhe e ka raportu rastin, tash janë vetëm duke u marrë njësitet përkatëse, hetuesit me prokurorin,” ka deklaruar Gashi.
Sot, në vend është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
