Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vizita në burg dhe deklaratat, gazetari: Pse familja Murseli po e rivret Liridonën

Gazetari Andrea Danglli, realizoi këtë të dielë dokumentarin Liri’dona, ku solli detaje të pathëna nga vrasja që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Now, Danglli ndalet tek trajektorja e çuditshme që kanë marrë së fundi deklaratat e Shaban Murselit, babait të Murselit.

Gazetari theksoi se veprimet e Shaban Murselit, duke filluar nga vizita në burg dhe mbrojtja për të birin, janë një rivrasje e dytë për Liridonën.

“Pas rivarimit të Liridonës, kemi dhe një rivrasje të saj. Babai i Naimit, Shabani, në fillim u shfaq shumë i tronditur në media ku foli për marrëdhënien e afërt që kishte me Liridonën, ku e trajtonte si vajzën e tij.

Në një moment tjetër shohim Shabanin, këtë person që më lehtë e ka të flasë për orientimin seksual të të birit, se sa për vetë vrasjen që ai kreu. Ai është më shumë i tronditur për akuzat për prirje seksuale të të birit, se sa për akuzat që i biri është porositësi i vrasjes së mamasë së fëmijëve, nipërve të vet.

Babai tshmë po shfaqet si një person që po ngre një kala të madhe përpara të birit për ta mbrojtur.

Është në të drejtën e tij që të shkoj të vizitojë të birin, por e gjithë avokatia që i bën lë shumë për të dëshiruar dhe pëson një lloj zhgënjimi.

Shabani kalon nga një person që thotë se “unë do ta vrisja djalin me duart e mia po ta dija se ishte porositësi”, në një moment tjetër pasi kalon dallga e madhe ai shkon takon të birin në burg dhe nuk bën transparente asnjë gjë”, tha gazetari.

Ndiqni dokumentarin e realizuar nga Euronews Albania: