Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Liridonës, reagon Prokuroria e Prishtinës, çfarë deklaron për hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se është duke punuar intensivisht për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria tha se nuk mund të japë detaje.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për këtë çështje penale mund t’iu njoftojmë se prokuroria në koordinim të plotë me policinë e institucionet relevante po punojnë intensivisht që ky rast ta merr epilogun përfundimtar.

Në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim detaje nga hetimet, deri në një fazë tjetër”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Kujtojmë se deri më tani për vrasjen e saj janë arrestuar katër persona përfshirë bashkëshortin, Naim Murseli që dyshohet se ka porositur ekzekutimin e saj.

Në paraburgim bashkë me Murselin gjenden edhe autori, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj.

Kujtojmë se Ademaj u vra më 29 nëntor, në mënyrë makabre në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Bërnicë, të Prishtinës.