Aktuale

Vrasje e rëndë/ Vajza e autorit të krimit ‘përballë’ djalit të viktimës: S’kishte ngacmuar mamin, e vrau për para

Gjykata e Apelit dënoi me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, 81-vjeçarit Xhemal Meta, një ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2025.

Sipas dosjes hetimore, i moshuari u godit brutalisht me çekiç brenda banesës së tij, ndërsa motivi i krimit dyshohet të ketë qenë grabitja e parave.

Ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik. Vendimi i Apelit ndryshoi dënimin e shkallës së parë prej 25 vitesh burg, duke e cilësuar ngjarjen me rëndësi të veçantë dhe duke dhënë dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.

Këtë të premte në emisionin me “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, për herë të parë pas këtij vendimi, flasin palët.

Vajza e Isuf Hasës, autorit të ngjarjes së rëndë, e prekur u shpreh se janë shumë të ngarkuar nga situata dhe pesha e rëndë e ngjarjes. Gjatë intervistës, theksoi se nëna e motra gjithashtu janë në gjendje më të rënduar. Më tej tregoi edhe për takimet me babain, i cili ndodhet në qeli duke u shprehur se edhe ai është në gjendje të rënduar, por nuk jen shumë detaje rreth krimit të rëndë.

“Jemi pak të ngarkuar. Vendimin për dënimin e prisnim. Ai vetë nuk di të them edhe mund ta priste dënimin…mami edhe motra e pritën shumë keq vendimit, por gjërat ishin të rënda. Babain e kemi takuar, mami dhe motrat kanë shkuar më shpesh se sa unë, gjendja te tij tregojnë se është pak e rënduar. Kanë qenë edhe të pranishëm kur u dha vendimi, unë jo nuk isha. Babai tani nuk është se flet shumë për ngjarjen, ka ndodhur punë momenti. Unë mund të them se mund të kenë pirë që në mëngjes”, u shpreh ajo./balkanweb

Të Ngjashme