Aktuale

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari bën deklaratën shokuese në polici: E bëra sepse …

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço, e cila u vra me thikë një ditë më parë nga bashkëshorti i saj. 44-vjeçarja me origjinë nga Gramshi u qëllua për vdekje me thikë në zonën e e qafës nga burri i saj 53-vjeçar Bujar Meço.

Sipas mediave greke ajo ishte viktimë e dhunës në familje për shumë vite. Në këto rrethana, mësohet se Esma kishte vendosur të ndahej dhe kishte caktuar një takim me avokatin e saj, i cili do të zhvillohej ditën e sotme nëse gjërat nuk do të përmbylleshin në mënyrë tragjike.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, bëhet me dije se kanë dalë detaje nga ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se Esma vdiq në vend si pasojë e plagës së marrë.

“Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, i shkaktoi gjakderdhje”, shkruan Prothotema.gr.

Në një prononcim për Protothema.gr avokatja që përfaqësonte 44-vjeçaren, Evangelia Kola bëri me dije se viktima kishte vendosur të divorcohej nga 53-vjeçari dhe se ata nuk jetonin bashkë së fundmi.

Ndërkohë në dëshminë e tij, autori Bujar Meço ka deklaruar se krimin e ka bërë në nerva e sipër.

“E bëra nga nervat. U ngatërrova”, tha autori.

Ndërkohë nga hetimet paraprake raportohet se arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj Esmës të ketë qenë xhelozia, mirëpo për vrasjen e saj nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë kërkesa për divorc.

Në vitin 2022, viktima e kishte denoncuar 53-vjeçarin për dhunë në familje, kur ishin në Kretë. Ai u arrestua, por u lirua pas disa kohësh.

“Viktima ishte sulmuar shumë herë nga bashkëshorti i saj. Nuk ishte vetëm incidenti i vitit 2022”, tha ajo, duke përshkruar një histori dhune që, sipas saj, kishte zgjatur me kalimin e kohës.

“Xhelozia dhe pavarësia e saj financiare, të cilat ajo ishte përpjekur t’i fitonte gjatë gjithë këtyre viteve, ishin shkaku i dhunës në familje”, tha ajo.

Ndërkohë raportohet se 53-vjeçari merrte ilaçe dhe më parë ishte shtruar në një klinikë psikiatrike, por u përcaktua se nuk kishte nevojë për shtrim të mëtejshëm në spital.

Të Ngjashme