Lajme

Vritet me armë zjarri ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në fushën e basketbollit “Kingdome”, në Lenox Avenue, ku Rochford dyshohet se u përfshi në një konflikt me një person tjetër, i cili më pas e qëlloi në kokë, transmeton Klankosova.tv.

Pas incidentit, ai u transportua me urgjencë në spitalin Mount Sinai Morningside, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën dhe e shpallën të vdekur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme