Lajme

Vritet një 52-vjeçar në Mirditë

Një person i moshës 52-vjeçare është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Policia ka bërë të ditur se rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Të Ngjashme