Lajme

Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët, thotë ministri shqiptar në Mal të Zi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po synon të destabilizojë Malin e Zi.

Kështu ka thënë ministri shqiptar në Mal të Zi, Fatmir Gjeka derisa ka treguar tri arsyet pse po ndodh kjo.

“Arsyeja e parë lidhet me përpjekjen për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat përballet lidershipi serb brenda Serbisë”, ka thënë ai për portalin ETV, transmeton KosovaPress.

Ministri shqiptar në Mal të Zi, theksoi se arsyeja e dytë është pengimi i Malit të Zi në rrugën e tij drejt integrimit evropian, derisa e treta ka të bëjë me përpjekjet për radikalizimin e serbëve në Mal të Zi.

“Beogradi zyrtar nuk po arrin ta imponojë lojën e tij në asnjërën nga këto pika”, ka theksuar Gjeka.

Ndërkohë, i pyetur nëse Mali i Zi mund të mbrohet nga presione dhe sulme të tilla, ministri është shprehur i bindur se kjo është e mundur.

“Jam i bindur se mundet. Tani është aleati ynë. Nuk jam i sigurt se është kështu kur bëhet fjalë për regjimin në Beograd”, përfundoi Gjeka.

Të Ngjashme