Kanë mbetur edhe rreth 11% deri në përfundim të numërimit të votave.
Nga publikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se Lëvizja Vetëvendosje prin në më së shumti komuna: Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Han të Elezit, Gjakovë, Pejë, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Dragash, Prizren, Rahovec, Kaçanik, Fushë Kosovë dhe Klinë.
Partia Demokratike e Kosovës është e para në tri komuna: Skenderaj, Drenas dhe Malishevë.
AAK në dy komuna: Deçan dhe Junik.
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, është e para veç në Istog.
