Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar letër Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përmes së cilës ka propozuar kryetarin e partisë, Albin Kurtin, për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në letrën drejtuar Haxhiut, VV ka përcjellë zyrtarisht propozimin e saj për formimin e institucioneve të reja, pas konstituimit të Kuvendit.
Me këtë hap, pritet që të nisë procedura për formimin e Qeverisë së re, ndërsa mandatarit do t’i takojë të paraqesë përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit për votim.
Letra:

Letra
