Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbërthehet Shaqja: Letra poshtë derës “200 mijë € të eliminosh Lleshin!”

Arben Lleshi, i burgosuri që u vra nga Sokol Mjaçaj në burgun e Peqinit, ndante qelinë me Indrit Shaqjan.

Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë të shtënave me armë, mesditën e 15 Dhjetorit në ambientet e ajrimit në burgun e Peqinit. Në dëshminë e tij para prokurorit të çështjes, Indrit Shaqja ka treguar se gjatë qëndrimit në burg ka marrë oferta prej 200 mijë euro për të helmuar Arben Lleshin.

Ai thotë se i kanë ardhur disa letra te sporteli i derës së dhomës, ku i thuhej se helmin do e kishte gati nëse binte dakord të helmonte Lleshin.

“Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgë dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort në të dyja rastet i është thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër”.

Për këtë letër Shaqja ka njoftuar dhe shokun e qelisë Arben Lleshin madje thotë se e dinte i gjithë burgu. Madje, një person anonim i kishte dërguar letër Lleshit ku i thuhej se për kokën e tij dhe Xheladin Krujës po paguheshin 200 mijë euro.

“Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhëni të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky i dënuar. Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.