Lajme

Zelensky kërkon mbështetje shtesë nga SHBA për mbrojtjen ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara furnizim shtesë me municione për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, me qëllim përballimin e sulmeve me raketa balistike ruse, sipas një letre të siguruar nga AFP.

Në letrën e datës 26 maj, drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, Zelensky kërkon nga SHBA-ja “të na ndihmojë të sigurojmë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus – raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme të tjera – për të ndaluar raketat balistike ruse dhe sulmet e tjera raketore ruse”.

Sipas Reuters, letra, e cila iu drejtua edhe Kongresit amerikan, thekson mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, në një kohë kur Rusia po kërcënon me sulme të reja ndaj vendit.

Të Ngjashme