Lajme

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria e Ukrainës po përballet përsëri me kufizime “sistematike” ndaj shërbimit satelitor të nivelit ushtarak të Starlink, Starshield, duke paralajmëruar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e Ukrainës për të interceptuar dronët rusë.

Zelensky përsëriti paralajmërimin e tij të mëparshëm se kufizimet e Starshield janë rikthyer në “zonat e pushtuara përkohësisht të Ukrainës” dhe se ato “ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë tonë për të interceptuar dronët rusë me motor reaktiv”, të lëshuar nga këto territore.

Duke komentuar situatën, presidenti ukrainas tha se Kievi po përpiqet të marrë më shumë informacione nga pala amerikane, por deri më tani ka pak të dhëna mbi vendimin dhe arsyet e tij.

“Ne po përpiqemi të marrim detajet nga pala amerikane, por deri më tani dimë shumë pak. Por disa gjëra janë tashmë të qarta. Nëse dikush në Amerikë po merr vendime që në thelb e trajtojnë territorin ukrainas sikur të mos jetë ukrainas, atëherë kjo na tregon se ku po shkojnë gjërat”, tha ai.

“Duhet të jemi të qartë dhe të mos e njohim kurrë pushtimin rus të territorit ukrainas në asnjë mënyrë”, shtoi Zelensky.

Ndërkohë, duke folur për zhvillimet e tjera në frontin e luftës, presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij ka nevojë për mbështetje të mëtejshme ushtarake, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore.

Ai nënvizoi rëndësinë e furnizimit me më shumë sisteme interceptuese dhe avionë luftarakë, të cilët sipas tij janë thelbësorë për përballimin e sulmeve ruse dhe forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Ukrainës.

Të Ngjashme