Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është pyetur rreth mospajtimeve për formën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, çka çoi edhe seancën konstituive në pauzë.
Para gazetarëve, Zemaj tha se, sipas tij, këto janë lojëra politike të VV-së.
“Këto janë lojëra politike të Vetëvendosjes dhe kjo gjendje e krijuar, është moment i njohur për ne edhe nga e kaluara.
Kjo politikë, ky popullizëm dhe kjo lojë e dyfishtë që e bëjnë më bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, u shpreh deputeti.
