Lajme

Zëvendëspresidenti iranian kërcënon SHBA-në: Muaj të errët e presin ekonominë amerikane

Zëvendëspresidenti i parë i Iranit Mohammad Reza Aref thotë se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar llogaritjet e sigurisë dhe mbrojtjes së Teheranit, duke paralajmëruar se përgjigjja e tyre do të jetë “asimetrike” dhe “shumështresore”.

“Amerikanët duhet të fillojnë të mendojnë për grumbullimin e rezervave të benzinës dhe karburantit. Muaj të errët e presin ekonominë amerikane”, shkroi Aref në X.

Të mërkurën, Presidenti Trump tha se SHBA-të janë gati të sulmojnë Iranin “në çdo kohë” , por ai nuk pret që luftimet e ripërtërira të zgjasin “shumë gjatë”.

Ai tha gjithashtu se Uashingtoni ka “kontroll pothuajse të plotë” të Ngushticës së Hormuzit.

Të Ngjashme