Lajme

Adriatik Dosti ‘shpërthen’ ndaj Marta Kos: E përfshin në dy skandale

Opinionisti Adriatik Dosti ka publikuar një shkrim me kritika dhe akuza të rënda ndaj komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Në shkrimin e tij, Dosti pretendon se Kos është akuzuar nga gazetari slloven Igor Omerza për bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe, ndërsa përmend edhe kërkesat e eurodeputetes Romana Tomc për sqarime lidhur me këto pretendime.

Ai ndalet edhe te aktiviteti i 15 nëntorit në Bruksel, ku, sipas tij, u interpretua kënga serbe „Oj Kosovo – Kosovo“, duke ngritur shqetësime për mungesën e Kosovës në këtë aktivitet.

Dosti kritikon gjithashtu mungesën e reagimit zyrtar nga institucionet e Shqipërisë dhe kërkon sqarime për rolin e Marta Kos në këto zhvillime.

Akuzat dhe pretendimet e paraqitura në shkrimin e opinionistit nuk përbëjnë fakte të konfirmuara.

Shkrimi i plotë:

Marta Kos – mikja për kokë e Edi Ramës dhe komisionerja e lartë e BE-së për zgjerim… nën akuzë, nën hetim dhe në qendër të një skandali të madh.

E lindur në Slovenj Gradec të Sllovenisë në vitin 1965 dhe sot 61-vjeçare, sllovenia M.Kos sot më shumë se kurrë ndodhet në një pozicion tepër të vështirë.

Së pari, akuzohet publikisht në vendin e saj të lindjes dhe të origjinës nga gazetari i njohur slloven Igor Omerza si bashkëpunëtore aktive e shërbimeve sekrete serbe UDB dhe BIH.

Madje, gazetari në fjalë ka bërë publike edhe fakte tronditëse, ku M.Kos figuron në listën e regjistrit të Arkivit të shërbimit sekret serb me numrin 1400 dhe me matrikull personal 05448.

Ndërkohë, gazetari në fjalë e ka ftuar publikisht Kosin, mikeshën për kokë të kryeministrit shqiptar Rama, e cila po e merr në qafë si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë, që t’i hedhë poshtë publikisht dhe me fakte akuzat e tij ndaj saj, gjë që deri më sot ende nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, eurodeputetja sllovene Romana Tomc ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e BE-së rreth figurës së M.Kos dhe ndaj akuzave të rënda për bashkëpunim aktiv disavjeçar me shërbimet sekrete të Serbisë, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Skandali tjetër që e rëndon së tepërmi komisioneren e lartë evropiane për zgjerim dhe mikeshën për kokë të Ramës ka të bëjë me Brukselin.

…Ku më 15 nëntor, gjatë një aktiviteti të BE-së, ku Kosova ndoshta qëllimisht nuk u ftua (???), grupi muzikor slloven Western Balkan Youth Orchestra, i ftuar prej M.Kos, siç pohon njëri prej pjesëtarëve të këtij formacioni muzikor, luajti pjesën muzikore ultra-shoviniste dhe ultra-nacionaliste serbe “Oj Kosovo – Kosovo”.

Këngë kjo e krijuar në vitin 1989, në kohën e S.Millosheviçit, teksti antishqiptar i së cilës thotë: dielli lind e perëndon nga Kosova jonë… Kosova është zemra jonë deri në vdekje… kur një ditë ushtria jonë të rikthehet edhe njëherë në Kosovë… ja Kosova jonë, ja vdekje etj.

Kënga u shfaq në ekranin e madh të vendosur në qendër të sallës ku u zhvillua aktiviteti në fjalë.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i shtetit të Kosovës, ndërkohë që nga Shqipëria nuk ka ende asnjë lloj reagimi zyrtar, veçmas as nga kryeministri Rama, as nga presidenti Begaj, as nga ambasada jonë në Bruksel dhe as nga ministria e punëve të jashtme

BE-ja ka bërë sikur ka kërkuar falje për këtë “lloj gabimi pa dashje”, për të cilin ka thënë se ishte i “pakoordinuar” me ne (???).

Skandali në fjalë ka bërë bujë të madhe në godinën e politikës së lartë evropiane dhe Marta Kos është në qendër të tij dhe nën kritika të ashpra nga një numër i madh eurodeputetësh, të cilët tashmë po kërkojnë me ngulm, së pari, sqarimin e figurës së saj të djeshme.

Të Ngjashme