Aktuale

Aksident i frikshëm në vend, përplasen 3 makina, plagosen tre persona! Nisen me urgjencë drejt spitalit

Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Gajush, ku u përfshinë në përplasje tre automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme