Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Golemit.
Sipas informacionit paraprak nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, kur një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona është përplasur fort me një bordurë anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje të dy personat që ndodheshin në motomjet. Viktima nga ky aksident është drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, i cili ende nuk është identifikuar nga autoritetet.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, zbardhjen e shkaqeve të humbjes së kontrollit të mjetit, si dhe për identifikimin e pasagjerit që ndërroi jetë.
Njoftimi:
Golem/Informacion paraprak
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
