Lajme

Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në tri rrugë drejt pikave kufitare

Të reshurat e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Kosovës.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.

Sipas informacioneve të publikuara nga kjo qendër, vështirësi në qarkullim vazhdojnë të raportohen në rrugën Podujevë–Merdarë, Gjakovë–Qafë e Prushit dhe Prishtinë–Mutivodë.

Në rrugët e tjera që lidhin vendkalimet kufitare, raportohet për prani të borës, por nuk janë evidentuar probleme me akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.

Shoferëve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të Ngjashme