Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat. Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Perondi, shtetasi me inicialet Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasin me inicialet A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e goditjes së fortë, 55-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në fshatin Perondi, shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
