Aktuale

“Boshatiset” njësia e shërbimit në Fier, gjarpri futet në ambientet e brendshme dhe tmerron punonjësit

Një tjetër incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit. Këtë herë, një gjarpër është futur në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te punonjësja e biznesit si dhe te qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Sipas dëshmitarëve, zvarraniku është konstatuar teksa lëvizte brenda ambienteve të njësisë, çka ka detyruar të pranishmit të largohen menjëherë për arsye sigurie.

See also  Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 personaPas njoftimit, është ndërhyrë për largimin e tij pa shkaktuar dëme apo lëndime. Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak ditësh në Fier, duke shtuar shqetësimin e banorëve për praninë e gjarpërinjve në zona të banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.

Qytetarët kërkojnë marrjen e masave për kontrollin dhe monitorimin e zonave ku këta zvarranikë po shfaqen gjithnjë e më shpesh./Top Channel

See also  Aksident në aksin Maliq–Gramsh, karrotreci përfundon jashtë rrugës bashkë me ekskavatorin që mbante sipër

Të Ngjashme