Aktuale

‘Çmendet’ i moshuari! Me hanxhar në dorë brenda ndërtesës qeveritare, burri godet mbrapa kokës punonjësin (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një institucion qeveritar në Turqi, ku një i moshuar ka hyrë i armatosur me një hanxhar të fshehur nën xhaketë dhe ka sulmuar një punonjës, duke e goditur nga pas në kokë.

Ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet tregojnë reagimin e menjëhershëm të tre kolegëve të viktimës.Ata ndërhynë duke iu afruar autorit pa krijuar panik dhe arritën ta neutralizojnë situatën duke e bindur të ulej, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Deri në këtë fazë, nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse personi i dyshuar është arrestuar apo marrë në hetim.

Ordu’da belediye binasına giren yaşlı bir şahıs, satırla belediye personeline saldırdı. pic.twitter.com/oSYIcptQpz

— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) April 27, 2026

Të Ngjashme