Lajme

“Deklarata që e rëndon Hashim Thaçin më shumë se çdo kundërshtar është e deputetit Tahiri”

Veprimtari Halil Geci deklarata që “e rëndon më shumë se çdo kundërshtar” Thaçin nuk vjen nga Fatos Geci, por nga vetë radhët e Partia Demokratike e Kosovës.

Ai i referohet deputetit Arian Tahiri, për të cilin thotë se me fjalët e tij në parlament ka krijuar një peshë edhe më të madhe politike dhe publike për ish-liderin.

Geci e ka përmendur deklaraten e Tahirit, i cili ka thënë se “një të vërtetë: nëse lirohet një person me pseudonimin “Gjarpëri”, i dyshuar për vepra të rënda penale dhe krime kundër njerëzimit, atëherë të gjithë duhet të kenë frikë”.

Kjo deklaratë, sipas Halil Gecit, ngre shqetësime serioze dhe duhet të merret me përgjegjësi nga opinioni publik dhe institucionet.

Postim i plotë:

DEKLARATA QË E RËNDON HASHIM THAÇIN MË SHUMË SE ÇDO KUNDËRSHTAR ËSHTË E DEPUTETIT TAHIRI

Ju kanë kapur dridhjet se po i vjen era Hashim në parlament. Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, me deklaratën e tij në parlament më shumë e ka rënduar Hashimin sesa Fatosi që ka folur një realitet

Tahiri e ka thënë një të vërtetë: nëse lirohet një person me pseudonimin “Gjarpëri”, i dyshuar për vepra të rënda penale dhe krime kundër njerëzimit, atëherë të gjithë duhet të kenë frikë.

Të vetmit që nuk i hanë Hashimi për Hashimin janë Fatosi dhe djemtë tanë.

Tani mbetet një pyetje e thjeshtë për çdo qytetar: cila është më e rëndë – deklarata e deputetit Tahiri apo fjala e Fatosit? Mos u tutni nga e vërteta, sepse ligji ekziston dhe duhet të vlejë për të gjithë. Edhe për ish-liderë si Hashim Thaçi, i cili përballet me mundësinë reale të një dënimi të rëndë, deri në burgim të përjetshëm.

Të Ngjashme