Pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, qeveria e Kosovës ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Qeveria e Kurtit theksoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e vendimeve të gjyqësorit.
Ekzekutivi shtoi se po shqyrton të drejtën legjitime për të ngritur shqetësime për mirëfunskionimin e organeve të drejtësisë dhe tha se besimi në drejtësi arrihet mbi mënyrën se si vendimet e drejtësisë merren.
Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:
“Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, u shpall aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit.
Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.”
