Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Deputeti ukrainas përmes një postimi në platformën “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”, duke iu referuar heqjes së tij nga Hoteli Grand në Prishtinë.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.
This is a diplomatic blunder.
The Ukrainians support the independence of Kosovo and we believe that Ukraine MUST recognise the state.
I’ll continue fighting for the independence of Kosovo and eventually Ukraine will recognise it. pic.twitter.com/hkGtO5WzVl
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 9, 2026
