Aktuale

Donte të bëhej futbollist i madh, Noeli 15-vjeçar humb betejën me tumorin, vjet të gjithë shqiptarët u bënë bashkë ta shpëtonin

Noeli nuk ka arritur t’ia dalë!I vogli, i cili e kishte ëndërr të bëhej një futbollist i madh, nuk ka mundur dot të mposhtë sëmundjen e rëndë, tumorin në kokë, me të cilin luftoi për muaj e muaj të tëra.

15-vjeçari i cili ishte dhe futbollist i Apolonisë së Fierit, ka humbur jetën duke lënë në dhimbje të madhe prindërit, motrën e tij Anjën, dhe të gjithë ata familjarë, miq e shokë të skuadrës, që e deshën dhe që shpresuan deri në fund për shërimin e tij.

NEWS  Rama kapet me gazetarin: Që kur u ndave nga mua, më tregon mafienPër Noelin u bënë të gjithë bashkë. Një vit më parë, një apel i bërë në rrjetet sociale për t’i ofruar atij mundësinë për t’u kuruar jashtë vendit bëri bashkë shqiptarët kudo. Por, pavarësisht përpjekjeve të familjarëve, shqiptarëve, vetë Noelit të vogël dhe mjekëve, tumori doli i pamëshirshëm, duke i marrë jetën në moshë të vogël, një djaloshi që kishte përpara ëndrra dhe dëshira të mëdha.

Lajmin e trishtë për këtë humbje e ka dhënë babai i Noelit, i cili përmes dhimbjes që po i çan kraharorin ka ndarë me ndjekësit këtë humbje të kobshme, për ikjen përgjithmonë të birit të tij.

NEWS  “Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”- Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS! Thasët me drogë kishin shenja gishtash, bisedat e Rexhep Rrajës“Me hidhërim të thellë e me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta djali jonë i shtrenjtë Noel Cura. I paharruar qofsh Biri Im!”, shkruan ai.

Noeli luftoi deri në fund. Një djalosh i vogël, me ëndrra të mëdha, që dikur vraponte pas topit dhe ëndërronte të bëhej një futbollist i madh, sot nuk do të mund të shkelë më në fushën e blertë. Sëmundja i mori jetën, por nuk mund t’i marrë dot kujtimet, buzëqeshjen dhe dashurinë që la pas tek të gjithë ata që e njohën.

NEWS  “Lista është top sekret, i ka..”, Lala zbulon detajet: Ja emrat potencialë për drejtorin e ri të Policisë së ShtetitDita e nesërme do të jetë edhe më e dhimbshme për familjen e Noelit, por edhe për të gjithë ata që u bashkuan në lutjet dhe shpresat për të. 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Fierit, aty ku familjarët, miqtë, shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që e deshën do t’i japin lamtumirën e fundit.

Të Ngjashme