Aktuale

Dosja “Partizani, Albert Xhani: Toka ishte pa dokumente, mendonim se s’kishte pronar por rezultuan 200-300 të tillë! Mbetëm pa terrene sportive për shkak të kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama

Ish presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani ka dëshmuar sot në seancën e radhës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.

I pyetur nga SPAK për marrëdhënien mes klubit dhe shoqërisë “Partizani”, Xhani deklaroi se në vitin 2000 u bë shndërrimi i shoqatës sportive në shoqëri aksionere, sipas ligjeve të kohës dhe rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s.

Ai tha se për terrenet sportive nuk kishin dokumentacion pronësie dhe fillimisht kishte menduar se toka nuk kishte pronarë. Sipas tij, më vonë u mësua se prona kishte rreth 200-300 pronarë, të cilët nuk kishin marrë dëmshpërblimin përkatës.

Në dëshminë e tij, Xhani akuzoi ish-kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, se ndryshoi destinacionin e terreneve sportive të Partizanit. Ai tha se kishte komunikuar personalisht me Ramën në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, për të siguruar leje për rikonstruksionin dhe zgjerimin e fushave sportive.

“Ishte kryetar bashkie (Rama). E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon desrinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë me vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.“, tha ai.

Në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, Xhani tha se institucioni mbante një përqindje simbolike aksionesh për shkak të emrit dhe stemës së klubit, por sipas tij, ai nuk kishte marrë asnjë financim nga ministria.

“Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere me duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.”, tha ai.

Pjese nga deshmia:

SPAK: Na sqaroni marrëdhënien me klubin dhe shoqërinë Partizani?

Xhani: Në vitin 2000 kemi bërë shndërrimin e shoqatës Partizani në shoqëri aksionere, sipas ligjit dhe sipas rregullave të Fifa dhe Uefa. Unë u zgjodha president. Nga 2000 deri në 2013 vijuam si shoqëri aksionere. Për terrenet nuk kemi pasur asnjë dokumentacion. Unë kam menduar se aty nuk kishte pronar. Më vonë mësuam se aty ishin nja 200 300 pronarë. Pronarët e klubit nuk e kishin marrë dëmshpërblimin, ato napolonët e floririt. Avokati im më tha: Ka veç një rrugë, nëse destinacioni është për qëllime publike, mund të përfitosh me kontratë përdorimi, nëse del në privatizim, ti nuk merr asgjë. Automatikisht i lind e drejta e parablerjes ish pronarëve. Disa nga pronarët me thanë: Toka është e jona. Më thanë të më japin edhe lekë, por nuk pranova.

Unë në atë kohë nuk isha as mirë, për shkak të një fatkeqësie, nuk e menaxhova situatën siç duhej. Ne i bëmë kërkesë Angjelit por nuk e morën iniciativën, ata shoqërisht me thanë qe ka pronarë dhe qëndrova pa kontratë. Nuk u lodha as që të bëja kontratë. e FDO. Në vitin 2003 ose 2004 doja të zgjasja fushën, kur ishte Stefan Çipa ministër më dërgonin 1,2 në polici edhe kur bënim fushat e futbollit na vinte policia. Kam shtyrë murin për të lozur fotbullistët. Unë kam vajtur dhe kam takuar kryetarin e bashkisë Edi Rama dhe kërkoja lejen për fushat e Partizanit. Kishim leje për riparimin e fushave ekzistuese. Më pas kam marrë vesh që pronës i ishte ndryshuar destinacioni. I kam dërguar mesazh e mora në telefon dhe ai nuk mu përgjigj, se përse u ndryshua destinacioni. Shkaktari që ne mbetëm pa terrene sportive është kryetari i bashkisë në atë kohë Edi Rama.

Në vitin 2002 ose 2003 kishim një kontradiktë, Partizani me Sinoptikën. Ish sportistët me thonin se muri i Sinoptikës ishte 2 metër me tutje. Unë e shtyva, të zgjeroja mini kalçeton. Këta më çonin një herë në 3 ditë në polici. I thashë këtij të gjatit, kryeministrit në telefon, ku je. Ishte kryetar bashkie. E lamë të takohemi. Kur e takova i thashë, e kam shtyrë murin. Ti i thashë më jep leje për fushat. Doli leje pas 15 ditësh që fushat e Partizanit. E kam pasur atë lejen deri para pak vitesh me firmën e tij. Ai më tha, nuk ndryshon destinacioni i tyre. Ato ashtu do rrinë. Disa kohë më vonë me merr Birkush Birçe. Më tha është hapur një varr. Ishte ndryshuar destinacioni. E mora zotin kryeministër, por nuk mu përgjigj. Nga ai moment nuk kemi folur më. Shkaktari që u bë që ne të mbetemi pa terrene sportive është kryetari i atëhershëm bashkisë, Edi Rama.

Xhani: Në fillim të vitit 2000 kam qenë unë me 100 të aksioneve, më pas filluan problemet se nuk e mbanim dot, më pas i kam dhënë 40% të aksioneve në vitin 2012. Ky biznesmen kishte ardhur nga jashtë dhe kemi bërë dokumentet me avokaten Majlinda Demollari. Në na ofruan 80 milion lekë të vjetra por nuk i pranova, e kam mbajtur vetë.

SPAK: Në çfarë viti keni ardh në dijeni që toka ka pronarë?

Xhani: Unë nuk e mbaj mend mirë, por do ketë qenë viti 2004 ose 2006, por shkresën e kam bërë unë. Ne nuk kishim asnje dokument, më pas ne mësuam se aty kishte pronarë. Godina ka qenë ekzistuese, ajo që ishte në kohën e largqoftit ajo ishte, ne kemi bërë rinovime.

Prokuroria: Po ministria e Mbrojtjes?

Xhani: Ministria donte të mbante stemën dhe emrin, ndaj ishte me 1 % aksionere më duket. Na ofruan edhe 80 mln lekë çdo vit. Unë nuk i pranova dhe nuk kam marrë nga ministria asnjë lek.

Janë bërë 3 asamble tek Shqup. Kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrisë. U bë konform rregullave dhe ligjeve.

Prokuroria: Keni bërë investime?

Xhani: Kemi bërë rinovim të ambienteve. Fushat kanë vajtur 200-300 mijë. Kur jemi larguar nuk kam marrë asnjë send me vete. Kur e merr në lule të ballit nuk i vë më re të tjerat. Nga 2010 nuk ishim mirë nga financat dhe erdhën këta Parot-Barot-Laroy.

Të Ngjashme