Aktuale

Durrës, i riu bën aksident në përpjekje për të shmangur ndjekjen nga policia dhe përplaset me një makinë

Durrës – Një i ri bëri aksident në përpjekje për të shmangur ndjekjen nga policia dhe u përplas me një makinë të parkuar ku gjendeshin disa persona, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, në Durrës.

Raportohet se drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen Golf ka tentuar t’i largohet policisë, por në një moment është përplasur me një automjet tip BMW, brenda të cilit ndodheshin disa persona.

Si pasojë e përplasjes, një prej pasagjerëve të BMW-së është lënduar. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat paraprake, personi i dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, në kuadër të censurës së pjesshme të nisur që nga maji 2026.

Të Ngjashme