Lajme

Dy raste të dhunës në Pejë, një person dërgohet në mbajtje

Dy raste të sulmit fizik janë raportuar më 18 tetor në Pejë, njëri ndaj një mashkulli dhe tjetri ndaj një femre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar rreth orës 10:00, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 18:00, kur një femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti, me vendim të prokurorit, vazhdon në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme