Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E çon makinën për riparim në servis, mekaniku e merr peng pronarin (Video)

Një konflikt me dy qytetarë dhe një mekanik të përfshirë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.

Nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh tashmë nuk lidhej dot me mekanikun në servis.

Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por shëtiste nëpër qytet mekanikun, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.

Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.

Zyrtarisht policia ende nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Sikundër duket nga pamjet, grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim.