Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

E quajti plakë beqare/ Ish-banorja e “BBVA” reagon e revoltuar: Do e padisja, por më ndaluan…

Para disa kohësh Robert Alija dhe Xhensila Pere kanë bërë një debat televiziv ku ky i fundit e quan atë një plakë beqare dhe pa zanat.

Xhensila e fyer nga ky koment është shprehur se do ngrejë një padi kundër tij. E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliaj sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr.

“Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën vetë Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”, shprehet Xhensila Pere.